Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se 44 asete nga lista e trashëgimisë kulturore në rrezik, do të mbrohen përmes programit të MKRS për ndërhyrje konservuese – restauruese. Kërkesa për rialokim të mjeteve financiare është aprovuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Përmirësimi i gjendjes fizike të aseteve të trashëgimisë kulturore në rrezik dhe rifunksionalizimi i tyre, mbetet ndër prioritetet tona kryesore, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






