Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj dhe gjeneral Jashari vizitojnë Komandën e Forcave Tokësore në Istog

Pri 13, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënat Bashkim Jashari, vizituan sot Komandën e Forcave Tokësore në Istog, ku u pritën nga komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Hysen Dreshaj.

Me këtë rast, ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari i uruan gjeneral Dreshajt gradimin e po ashtu suksese në drejtimin e kësaj komande, që përbën elementin kyç luftarak tokësor.

Në këtë takim u theksua se duke qenë në fazën e dytë të implementimit të Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit kërkohet shumë angazhim për të përgatitur ushtarët e rinj në aspektin profesional, e po ashtu për të ngritur kapacitetet humane përmes trajnimit të vazhdueshëm të ushtarakëve tanë.

Ministri Mehaj me këtë rast u shpreh se me punë të pandërprerë, investime të vazhdueshme, Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet për të pëmbushur standardet e NATO-s, ashtu që si ushtri të kontribuojë jo vetëm në ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë në vend, por gjithashtu në rajon dhe më gjerë, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM