Build Skills with our trainings

Sign up now!

Udhëzimi i ri Administrativ për trajtim mjekësor jashtë vendit, Vitia kërkon transparencë dhe digjitalizim

Pri 13, 2023

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia mori pjesë në tyrezën e organizuar për plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.

Gjatë këtij takimi, Vitia theksoi rëndësinë e transparencës si dhe domosdoshmërinë e digjitalizimit që do të ndihmojë në sqarimin e arsyeve pse kërkohen shërbimet jashtë vendit.

Ai theksoi se në bazë të raporteve, do të identifikohen mangësitë dhe arsyeshmëritë për investime në sektorin publik në të ardhmen.

Aktualisht grupi punues për plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për trajtim jashtë vendit është në fazën finale të punës.

Me plotësim-ndryshimin e këtij udhëzimi adminsitrativ, përveç që zgjerohet gama e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, evitohen zbrazëtirat që pumundësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë dhe sigurojnë një proces të rregullt dhe transparent, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM