Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Filharmonia e Kosovës performon në Selanik

Pri 14, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se bashkëpunimi në mes të Korit të Filharmonisë së Kosovës, Korit të përzier të Selanikut dhe Orkestrës Shtetërore të Selanikut në drejtimin e mjeshtrit grek Vladimiros Symeonidis, rrëmbeu shumë duartrokitje në koncertin e mbrëmshëm në Selanikun e njohur për festivalet, ngjarjet artistike dhe jetën e gjallë kulturore në përgjithësi.

Në sallën koncertale përplot publik u interpretua vepra “Stabat Mater” (G. Rossini) ndërsa të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ministri i kulturës Hajrulla Çeku, zëvendësminstrja Daulina Osmani, kryetari i Selanikut Konstantinos Zervas, udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë, Fitim Gllareva dhe konsulli i ri i Turqisë në Selanik, Serkan Gedik, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM