Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se u mbajt takimi i njësive të FSK-së për koordinimin rreth implementimin të konceptit “Edukim për Siguri” që do jetë pjesë e kurrikulës shkollore si Pilot-Projekt në shtatë regjione, me qëllim të përgatitjes dhe edukimit të të rinjve të Republikës së Kosovës për aftësitë dhe shkathtësitë bazë mbrojtëse si dhe përfitimin e njohurive rreth fushës së sigurisë dhe reagimit në rast emergjencash civile.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se implementimi i këtij pilot-projekt do të mundësojë që brezat e rinj pandashëm nga formimi i tyre arsimor të kultivojnë dhe ndjenjat e përkatësisë atdhetare të shërbimit ndaj vendit e kauzave që vërtetë kanë rëndësi.
FSK është Forca e popullit, dhe të rinjët e tashmja e ardhmja këtij vendi.






