Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka pritur në vizitën e tij të parë zyrtare në Prishtinë dhe Republikën e Kosovës, kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazović.
Kryeministri Abazović dha mesazhe të qarta për miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se si kryetar i Prishtinës, i ka dhuruar Çelësin e Kryeqytetit, kryeministrit Abazović, si vlerësimin dhe nderimin më të lartë që Kryeqyteti dhuron.
Ndër të tjera, Rama bashkë me kryeministrin Abazović kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, në veçanti ndërmjet Prishtinës dhe Ulqinit, si qytet me shumicë shqiptare.






