Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Bekim Qoku, këshilltar i Jashtëm Politik i Kryeministrit për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Kurti i uroi Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.




