Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi- Lago: Për Kosovën i rëndësishëm vazhdimi i mbeshtetjes së SHBA-së në ndërtimin e një ambienti atraktiv të të bërit biznes

Pri 15, 2023

Gjatë qëndrimit dhe vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati u pritën në takim nga Nënsekretarja për Tregti, Maris Lago.

Forcimi i bashkëpunimit me SHBA-të dhe rritja e investimeve e shkëmbimeve tregtare mes vendeve tona ishin kryetemë e diskutimit.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli mbi rritjen ekonomike të Kosovës dhe zhvillimit që ka njohur vendi në dyvjeçarin e fundit, duke theksuar edhe rritjen e eksportit si faktor kontribues në rritjen ekonomike.

Vendi ynë i parë eksportues kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u kërkua që të vazhdohet të shfrytëzohet potenciali i madh që ekziston nga kompanitë tjera nga Kosova të eksportojnë edhe në SHBA dhe krijimi i mundësisë për trajnime të rreth 20 ndërmarrësve nga Kosova vitin e ardhshëm në SHBA.

Nënsekretarja Lago po ashtu u informua edhe për punën e Qeverisë në forcimin e mekanizmave institucional për tërheqjen dhe lehtësimin e investimeve të huaja direkte, si në aspektin ligjor, ashtu edhe në aspektin administrativ e procedural ku hyn edhe dixhitalizimi i shërbimeve.

Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ministri Murati theksuan se për Qeverinë është i rëndësishëm vazhdimi i mbeshtetjes së SHBA-së në ndërtimin e një ambienti atraktiv të të bërit biznes në Kosovë, e njëherit e falenderuan nënsekretaren Lago për takimin dhe bisedën e frytshme.

Në këtë takim ata u shoqëruan dhe nga zëvendës shefi i Misionit të Ambasadës së Kosovës në Amerikë Bujar Maxhuni, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM