Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sapo u finalizua procesi i liberalizimit të vizave, pas vendimit të Parlamentit Evropian, i cili sot votoi vendimin final për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se edhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës, sapo u finalizua procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët tanë dhe angazhimi ynë jo vetëm se është borxh ndaj të kaluarës por është edhe obligim ndaj të ardhmes së vendit tonë.
Edhe pse moment gëzimi e konfirmim i punës sonë të palodhshme, nuk kemi kohë për të festuar sepse kemi shumë punë dhe sfida për të tejkaluar.
Angazhimi ynë jo vetëm se është borxh ndaj të kaluarës por është edhe obligim ndaj të ardhmes së vendit tonë.






