Komiteti Olimpik i Kosovës njofton se vendimi për liberlizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, është lajm i mirëseardhur edhe për sportin e Kosovës, konkretisht sportistët, për të cilët pajisja me vizë vazhdon të mbetet sfidë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.
KOK uron gjithë sportistët dhe federatat sportive për vendimin e marrë sot, me shpresën dhe besimin se sportistët tanë prej 1 janarit 2024 do të mendojnë vetëm për rezultatet e tyre, thuhet në postimin në Facebook të KOK-ut.






