Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në kuadër të Ushtrimit Ndërkombëtar “Defender Europe 23”, Forca e Sigurisë së Kosovës, ka dislokuar sot një kompani të regjimentit të Këmbësorisë në Poligonin Krivollakë të Maqedonisë së Veriut, ku do i bashkangjitet Batalionit multi-nacional për zhvillimin e trajnimit të përbashkët.
Kompania ka objektiv demostrimin e performancës dhe ndërveprueshmërinë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere.
Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të paqes aty ku kërkohet, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrtojtjes.






