Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova nikoqire e ushtrimit ‘DEFENDER EUROPE 2023’

Maj 21, 2023

Republika e Kosovës, konkretisht Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë e ushtrimit ‘DEFENDER EUROPE 2023’ të organizuar nga NATO e ku pjesëmarrës do të jenë 13 shtete.

Hapja zyrtare e ushtrimit për Republikën e Kosovës mbahet sot me 21 maj 2023 në sheshin e kryeqytetit.

Policia e Kosovës, gjatë mbajtjes së ceremonisë hapëse do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe do të ndërmerr masa shtesë për sigurinë në trafik, përfshirë riorientim të veturave në rrugë alternative.

Njoftojmë qytetarët se për të pasur një qarkullim më të lehtë të mjeteve ushtarake, rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim këtë të diele derisa të mbahet ceremonia në shesh.

Andaj, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe njëkohësisht kërkojmë që të zgjedhin rrugë alternative gjatë intervalit kohor sa do të jetë e mbyllur kjo rrugë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM