Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Klinika e Gjinekologjisë pajiset me peceta higjienike për pacientet

Qer 7, 2023

Në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë pranimi i donacionit me peceta higjienike, nga kompania “Buterfly” përmes UNFPA në Kosovë me angazhim edhe të OJQ “QIKAT”, përkrahur nga Zyra diplomatike belge në Kosovë, iniciativë e përkrahur edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, falënderoi donatorët, duke theksuar, Ministria e Shëndetësisë ka prioritet shëndetin maternal dhe se donacioni është i rëndësishëm për gratë dhe vajzat që marrin shërbime në Klinikën e Gjinekologjisë.

Sipas ministrit Vitia, do të ketë angazhim që pecetat higjienike të sigurohen në spitale dhe klinika, e pastaj në secilin institucion publik.

Julian Sassel, Shef i Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Prishtinë, tregoi angazhimet që ka bërë Zyra që e udhëheqë për sigurimin e këtij donacioni dhe për përkrahjen që i ka dhënë kësaj iniciative.

Narqize Arënliu-Hoxhaj, zëvendësuese e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së falënderoi donatorët, duke shtuar se përkrahja dhe kontributi janë të çmuara dhe kanë një ndikim të madh në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së grave.

Ministrinë e Shëndetësisë dhe donatorët i falënderoi edhe Zef Ndrejaj, drejtor i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, i cili vlerësoi lart punën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë për përmirësim të kushteve të trajtimit të pacientëve në klinikë, përderisa falënderoi edhe donatorët për këtë donacion që do të jetë i mirëseardhur për pacientet që trajtohen në këtë klinikë.

Për krejt iniciativë foli edhe Visare Mujko- Nimani, shefe e Zyrës së UNFPA në Kosovë, e cila tregoi angazhimet e vazhdueshme të UNFPA për shëndetin riprodhues dhe shëndetin e vajzave dhe grave në veçanti.

Edhe Leonita Molliqaj nga OJQ “ QIKAT”, tregoi angazhimet që kanë bërë si OJQ për të hiqet TVSH për peceta higjienike, por edhe për sigurimin e tyre në përgjithësi për të gjitha vajzat dhe gratë, duke e vlerësuar si të qëlluar dhurimin e këtij donacioni, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM