Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Qeveria miraton udhëzimin administrativ për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijës nga substancat narkotike

Qer 7, 2023

Qeveria e Kosovës miratoi sot Udhëzimin Administrativ të hartuar nga MInistria e Shëndetësisë: UA për masat për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijës nga substancat narkotike.

Siç është përcaktuar në Nenin 50.1. të Kushtetutës, fëmijët gëzojnë të drejtën e mbrojtjes dhe të kujdesit të domosdoshëm për mirëqenien e tyre. Mbrojtja e jetës dhe të drejtave të fëmijës ështëdetyrimi kryesor, në masën maksimale të mundshme, për çdo person apo institucion.

Çdo fëmijë ka të drejtë, për kujdes shëndetësor dhe për masa parandaluese dhe mbrojtëse ngaabuzimi me narkotikë prandaj, institucionet, në pajtim me përgjegjësitë e tyre, obligohen që tëmarrin masat e nevojshme parandaluese dhe mbrojtëse nga abuzimi me narkotikë, në pajtim melegjislacionin përkatës në fuqi, këtë udhëzim administrativ si dhe politikat dhe prioritetet e përcaktuara nga Ministria.

Çështja kryesore e trajtuar në këtë projekt udhëzim administrativ është mbrojtja e fëmijës ngaabuzimi me narkotikë, ku për këtë qëllim, përcaktohen: masat për avokimin e mënyrës sëshëndetshme të jetesës dhe dekurajimin e çdo lloj abuzimi me narkotikë, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve përkatëse.

Qëllimi i masave parandaluese dhe mbrojtëse, nga abuzimi me narkotikë, të përcaktuara me këtë projekt udhëzim administrativ është të mbrojë fëmijën nga shkaqet që mundësojnë përdorimin enarkotikëve dhe varshmërisë prej tyre; ngrit nivelin e njohurive dhe të vetëdijësojë popullatën për rrezikshmërinë e përdorimit të narkotikëve dhe pasojat që sjell abuzimi me narkotikë për shoqërinë; sigurojë komunikimin efektiv dhe informativ për pasojat e dëmshme shëndetësore, natyrën e varshmërisë, kërcënimet vdekjeprurëse që paraqet konsumimi i narkotikëve; këshilla kundër përdorimit të narkotikëve; inkurajim i ndërprerjes së përdorimit të narkotikëve nga përdoruesit; promovim i një mënyre të shëndetshme të jetesës; dekurajojë çdo lloj abuzimi me narkotikë, si dhe zvogëlojë numrin e fëmijëve që abuzojnë me narkotikë, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM