Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka vizituar Kampin e Policisë në Belvedere, në Mitrovicë.
Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se është njoftuar për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës, sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse.
Motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq. Mbështetja e jonë për ta është e garantuar.
Bashkë me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha dhe gjithë të tjerët në fund shijuam shujtat e ngrohta në mensën e re të Kampit.






