Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në vazhdën e kosnultimeve dhe këshillimeve të vazhdueshme, ka pasur një bisedë me mikun dhe aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, Gjeneral Wesley Clark.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se kanë diskutuar lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve.
Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm.
Njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t’i kontribuonte paqes.
Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së.






