Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Jemi mirënjohës përherë për të gjithë ata që vendosën themelet e shtetit tonë

Qer 12, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti, për nder të 12 qershorit – Ditës së Çlirimit, kanë bërë homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, te varri i veprimtarit Adem Demaçi si dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Liderët institucional, gjithashtu kanë bërë nderime edhe tek Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.

Presidentja Osmani ka thënë se sot shënojmë përvjetorin e një prej ditëve të rëndësishme në historinë e kombit tonë, një prej ditëve më të rëndësishme në historinë e Republikës së Kosovës.

“Sot shënojmë përvjetorin e një prej ditëve të rëndësishme në historinë e kombit tonë, një prej ditëve më të rëndësishme në historinë e Republikës së Kosovës, ditën kur shteti ynë u çlirua, pas një lufte, e cila rezultoi me gjenocid ndaj një populli të pafajshëm, popullit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka thënë se sot nderuam ata që i vënë themelet e forta të shtetit që e gëzojmë sot.

“Në mëngjes ne sot nderuam vizionarët e shtetit tonë, nderuam dëshmorët e shtetit tonë, nderuam ata që i vënë themelet e forta të shtetit që e gëzojmë sot, dhe tani këtu nderojmë ushtarët e NATO-s, ata që nga 10 qershori e tutje hynë në Republikën e Kosovës për t’ia dhënë vulën çlirimit të vendit tonë”, ka theksuar Presidentja.

Më tej, presidentja Osmani ka thënë se jemi mirënjohës përherë për të gjithë ata që vendosën themelet e shtetit tonë.

Presidentja Osmani ka theksuar se jemi mirënjohës përherë dhe e përsërisim këtë mirënjohje në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, siç e thash për vizionarët e shtetit, për Presidentin Rugova, gjithë aktivistët që dhanë gjithçka që të vendosen këto themele, për komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që vënë jetën e tyre në rrezik, dhanë jetën e tyre për lirinë tonë. Por, edhe mirënjohje e përjetshme për të gjithë miqtë tanë, të cilët na ndihmuan që lirinë, pavarësinë dhe demokracinë ta kemi realitet të cilin sot e gëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të Presidencës së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM