Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka marr pjesë në ekspozitën personale “Rezistenca” të fotoreporterit Hazir Reka në Hotel “Grand”. Hazir Reka ka realizuar një nga koleksionet më të rëndësishme të rezistencës në Kosovë gjatë viteve të 90-ta.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se Liria është e shtrenjtë dhe vlerë që duhet të mbrohet.
Në këtë ditë të veçantë përkujtojmë sakrificën e të rënëve në luftën për liri dhe pavarësi. Falë guximit të tyre të jashtëzakonshëm, ne sot gëzojmë jetësimin e saj, shtetin tonë të lirë dhe sovran.
Po ashtu jemi falënderues dhe mirënjohës ndaj ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në krye me SHBA, partenerët strategjikë të Kosovës, që dënuan dhunën, krijuan stabilitet në vend dhe për angazhimin e tyre në ndërtimin e një shteti demokratik.






