Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti dhe Vitia vizituan spitalin e pediatrisë në QKUK ku filluan shërbimet e rezonancës magnetike

Qer 12, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia u.d drejtoresha e ShSKUK-së, Narqize Arenliu, drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Dr. Shkëndije Nuza, vizituan Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku u funksionalizua rezonanca magnetike që do të shtojë vëllimin e shërbimeve në sektorin publik.
“Shërbimi publik shëndetësor po zgjeron gamën diagnostike duke decentralizuar shërbimet, ofruar sa më afër qytetarit në spitalet regjionale dhe eliminuar listat e pritjes për shërbimet diagnostikuese me anë të Rezonancës Magnetike problem ky që ka përcjellë shërbimin publik me vite të tëra. Pas funksionalizimit të MRI- së në spitalin e Pejës muaj më parë, MRI – së në Spitalin e Pediatrisë këtë javë, pritet që edhe përgatitjet infrastrukturore për funksionalizimin e MRI- së në qytetin e Prizrenit të përfundojnë në vjeshtën e këtij viti”, tha kryeministri, Kurti.
Ndërsa, Ministri Vitia tha se ky shërbim i ri, do të mundësojë teknologjinë më të fundit të ekzaminimit për qytetarët në sektorin publik.
“Rezonanca magnetike do të jetë në shërbim të diagnostikimit më të saktë të sëmundjeve, si dhe do të ngrisë cilësinë dhe sasinë e shërbimeve për fëmijë në sektorin publik duke minimizuar në maksimum edhe listat e pritjes. Këto aparatura të reja dhe të avancuara do ta lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe t’u mundësojmë atyre që këto shërbime të domosdoshme t’i marrin në spitalet publike”, tha ministri Vitia.
Kjo aparaturë moderne përbëhet nga një sistem i përparuar që do të shtojë numrin e pacientëve, në këtë rast fëmijëve, gjë që do të mundësojë planifikimin e më shumë ekzaminimeve. Veçanërisht, do të shkarkojë fluksin e pacientëve në rezonancën magnetike në Klinikën e Neurologjisë për raste të fëmijëve, si dhe do të mundësojë shtimin e numrit të ekzaminimeve qoftë spitalore apo ambulantore.
Paralelisht me shtimi e kapaciteteve të stafit të mesëm shëndetësor, do të fillojnë edhe trajnimet specifike me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore.
Në Klinikën e Radiologjisë gjatë ditës, në secilin prej aparateve të rezonancës magnetike, mesatarisht realizohen 20 deri 24 raste në ditë. Me funksionalizimin e rezonancës magnetike e cila do të shërbejë vetëm për fëmijët, ky numër do të shtohet në 35-40 ekzaminime në ditë.
Aparatura radiologjike është donacion nga fondacioni “Sheikha Fatima”, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM