Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi pret në takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë, Bencze

Qer 12, 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në një takim lamtumirës Ambasadorin Hungarez në Prishtinë, József Bencze. U diskutua për marrëdhëniet Kosovë – Hungari, si dhe vizitat e shumta të zhvilluara me qëllim të forcimit të marrëdhënieve si ajo e Presidentes, Ministrave dhe të zyrtarëve të tjerë në Hungari dhe në Kosovë.

Qeveria e Kosovës dhe ajo Hungareze kanë funksionalizuar Komisionin e Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik dhe memorandume të ndryshme në fushat e bujqësisë, ekonomisë dhe edukimit, me bursa për qytetarët e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi shëndet dhe suksese të mëtejme Ambasadorit Bencze në pozitën e tij të ardhshme, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM