Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.
Sekuestrimi i i fundit i narkotikëve është bërë nga zyrtarët e stacionit policor jugu në Prishtinë, thuhet në postimin në Facebook të Policisë së Kosovës.






