Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën të ditur se për nder të takimit mes dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, nesër më 14 qershor në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë mbahet koncert me këngë dhe valle shqipe.
Performojnë Irma Libohova, Lambert Jorganxhi, Riza Bytyçi, Selami Kolonja, Kori Okarina, Samir Krasniqi dhe grupi i valleve i AKKV Shota.
Një program shumë i pasur artistik që fillon nga ora 19:00. Hyrja është e lirë. Jeni të mirëseardhur, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






