Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se VET Summit 2023, më mbushi me optimizëm dhe entuziazëm, sepse prania e bizneseve, prania e ekspertëve ndërkombëtarë, ambasadorëve, profesionistëve te sektorëve të ndryshëm shpreh përkushtimin tonë të përbashkët për përmirësimin dhe forcimin e mëtejmë të arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se duke adresuar sfida, duke shfrytëzuar mundësitë dhe duke nxitë bashkëpunimin midis arsimit, industrisë dhe qeverisë, e fuqizojmë rininë tonë dhe ndërtojmë një fuqi punëtore të aftë, që do ta nxiste zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e vendit.






