Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola për nderin që iu dha që t’i adresohet Parlamentit Evropian në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe për përkushtimin e palëkundur për ta sjellë Kosovën më pranë Bashkimit Evropian.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se nën udhëheqjen e presidentes Metsola, Parlamenti Evropian po dëshmon një lidership të vërtetë derisa kontinenti ynë po përballet me sfida të jashtëzakonshme.
Përgjatë historisë, Parlamenti Evropian ka qenë zëri i popullit të Kosovës dhe mbështetës i angazhimit tonë për liri, pavarësi e drejtësi.
Sot, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave të përbashkëta demokratike dhe në angazhimin tonë të vazhdueshëm për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe.






