Build Skills with our trainings

Sign up now!

AGK e shqetësuar me pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova

Qer 14, 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i tronditur me njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e licensës së biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova, përmes një vendimi të pargumentuar, pa specifikim të bazës ligjore dhe pa paralajmërim.

AGK-ja, e konsideron veprimin e qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si të paprecedentë në historinë e re të Kosovës dhe përpjekje direkte për të diktuar dhe kontrolluar përmbajtjen mediale të Klan Kosovës.

Në veçanti, ne jemi të shqetësuar me fatin e kolegëve tonë gazetarë, kameramanë dhe punëtore të tjerë të Klan Kosovës të cilët do të afektohen direkt negativisht nga ky vendim arbitrar.

 

Konsiderojmë gjithashtu që ky vendim është marrë për të dërguar mesazh tek mediat tjera dhe është dëshmi e pakontestueshme që liria e medias dhe e shprehjes asnjëherë nuk ka qenë më në rrezik se sa aktualisht.

AGK-ja, do të jetë në kontakt me organizatat partnere ndërkombëtare për lirinë e medias për të denoncuar këtë akt të Qeverisë, thuhet në faqen zyrtare të AGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM