Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pritet në takim nga Duka i Madh i Luksemburgut, bisedojnë për paqe dhe stabilitet afatgjatë

Qer 15, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Luksemburg është pritur në takim nga Lartmadhëria e tij, Duka i Madh i Luksemburgut Henri.

Në takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe janë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale. Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani ka falënderuar Dukën e Madh për mbështetje e vazhdueshme ndaj Kosovës.

U diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, me ç`rast presidentja Osmani rikonformoi përkushtimin e Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit.

Në takim, presidentja Osmani i ka bërë ftesë Dukës së Madh të Luksemburgut Henri për një vizitë në Kosovë në një kohë të përshtatshme për të dy palët, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM