Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin e Prespës në Strugë, takon kryetarin e BDI-së, Ahmetin

Qer 16, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Prespës në Strugë të Maqedonisë se Veriut.

Në kuadër të këtij Forumi, kryeministri Kurti ka takuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit në vend, pas agresionit serb ndaj Kosovës, me rastin e rrëmbimin të tre policëve kosovarë të mërkurën brenda territorit të Kosovës, ku kryeministri kërkoi dënimin e këtij akti të agresionit.

Në takim u diskutua edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në kuptim të zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe të deeskalimit të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht u fol edhe për marrëdhëniet bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, zhvillimin e infrastrukturës, me theks të veçantë për rëndësinë dhe statusin e projektit të rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr.

Kryeministri Kurti shoqërohej nga ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja ndërkaq nga ana e tij, kryetari Ahmeti shoqërohej nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe deputeti i BDI-së, Artan Grubi, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM