Britania e Madhe për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të kidnapuar më 14 qershor, në veri të vendit.
Qeveria e Britanisë së Madhe bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen maksimalisht, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet.
Britania e Madhe përsërit thirrjet për kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij që të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të komunave të kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe që njësitë speciale të policisë të tërhiqen nga ndërtesat komunale.
Zgjedhjet e reja, gjithëpërfshirëse duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhje.
Në fund Qeveria Britanike pret që Kosova dhe Serbia të angazhohen menjëherë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në veçanti të fillojnë punën pa vonesa të mëtejshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, thuhet në faqen zyrtare të Qeverisë së Britanisë së Madhe.






