Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Carpenter: Sundimi i ligjit duhet të mbështetet, lirim i menjëhershëm dhe pakushte të tre zyrtarëve policorë të rrëmbyer nga Serbia

Qer 16, 2023

Takimin e radhës, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e Prespës në Strugë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e zhvilloi me Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ambasadorin Michael Carpenter.

Aty u bisedua për situatën në vend pas rrëmbimit nga forcat serbe të tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Carpenter tha se sundimi i ligjit duhet të mbështetet, derisa theksoi kërkesën për lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të tre zyrtarëve policorë të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia.

Në lidhje me veprimin agresor të Serbisë, Kryeministri Kurti, tha se ky akt është shkelje e Kushtetutës, rendit ligjor, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe kërkoi që agresioni të dënohet nga faktori ndërkombëtar.

Edhe në këtë takim, i pranishëm ishte Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM