Build Skills with our trainings

Sign up now!

ATK konfiskon pajisjet jo-fiskale

Qer 16, 2023

Me qëllim të verifikimit të bizneseve nëse janë duke respektuar thirrjet ligjore për lëshim të kuponit fiskal, Administrata Tatimore e Kosovës si çdoherë edhe këto ditë është përqendruar te tatimpaguesit, tek  të cilët kërkohet të fiskalizohen, por nuk janë të pajisur me PEF/SF, tek ata tatimpagues që janë të pajisur me PEF/SF, por nuk lëshojnë kuponë fiskal, si dhe tek ata tatimpagues që lëshojnë kuponë jo-fiskal dhe përdorin pajisje jo-fiskale.

Aktivitetet në teren janë duke u zhvilluar te ato biznese, për të cilat ATK ka pranuar informacione se nuk janë duke lëshuar kuponë fiskal, tek të cilat më pas është konstatuar përdorimi i printerit jo-fiskal. Për secilin rast janë lëshuar gjoba, vlera e këtyre gjobave është 13 mijë euro. Gjithashtu, janë konfiskuar pajisjet jo-fiskale, si dhe do të iniciohen Kallëzime Penale.

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, janë të obliguar që të pajisen me pajisje elektronike fiskale (PEF) / sistem fiskal (SF) dhe të lëshojnë kuponë fiskal.

Disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj., nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK u bënë thirrje që të pajisen me PEF/SF dhe të lëshojnë kuponë fiskal.

Administrata Tatimore e Kosovës inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë kërkesave ligjore, në të kundërtën do të aplikohen ndëshkimet administrative ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor, thuhet në komunikatën për media e ATK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM