Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Strugë të Maqedonisë së Veriut, është takuar sot edhe me kryeministrin në detyrë të M për alit të Zi, Dritan Abazovic.
Situata aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht në komunat në veri të vendit, ishin pjesë e diskutimit.
Kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin në detyrë Abazovic me propozimin e tij për depërshkallëzim të situatës dhe me faktet e institucioneve të Kosovës të cilat dëshmojnë se të mërkurën Serbia bëri agresion ndaj Kosovës me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës thellë brenda territorit të Kosovës. Ai shtoi se ky veprim agresor i Serbisë duhet të dënohet qartë dhe ashpër nga të gjithë.
Krahas tyre u fol edhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore të cilat do të lehtësonin shkëmbimin e mallrave e lëvizjen e qytetarëve dhe afronin edhe më shumë dy vendet tona, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.




