Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vlaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.
Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë.
Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste.






