Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për humbjen e jetës së tre anëtarëve të familjeve Pacolli e Visoka

Qer 19, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjjosa Osmani pas nxjerrjes nga lumi Lepenc të tre trupave të pajetë, ka ngushëlluar familjet Pacolli e Visoka, të cilat pësuan nga aksidenti tragjik.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të tre anëtarëve të familjeve tuaja. Në këto çaste të rënda për familjet tuaja, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë për përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për ta!”, ka thënë në mesazhin ngushëllues Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani, gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë, Shkëlqimit, të vetmit të mbijetuar nga ky aksident dhe ka falënderuar ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, si dhe ekipin e kërkim-shpëtimit nga Maqedonia e Veriut për angazhimin e tyre, thuhet në postimin në Facebook të Zyrës së Presidencës së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM