Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në tri raste të ndara njësit e Doganës parandalojnë kontrabandën

Qer 19, 2023

Pas pranimit të informatave nga qytetarët përmes aplikacionit e-dogana se në qytetin e Gjakovës, respektivisht në një njësi biznesi tregtohet cigare pa banderola, njësit relevante të Doganës kanë organizuar një kontrolle. Me këtë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve, cigareve elektronike, dhe produkteve e të tjera të duhanit për të cilat personi përgjegjës, pala nuk posedonte dokumente dhe si të tilla janë kontrabanduar në Kosovë.

Derisa ne rastin e dytë zyrtaret Doganore kane organizuar poashtu një plan operativ me qëllim të parandalimit të kontrabandimit të mallrave dhe me kete rast është zbuluar dhe parandaluar një rast tentim kontrabandimi i një makine hidraulike për prejen e drunjëve.

Derisa rasti I tretë është zbuluar në magjistralen Ferizaj-Kaqanik në kuadër të Planit të përbashkët operativ të Doganes, ATK-së dhe Policisë  së Kosoves ku është arritur të identifikohet një veturë e cila ishte duke transportuar mall me origjinë të huaj e për të cilën pala nuk posedonte dokumentacion që e dëshmon se ky mall ka hyrë përmes rrugëve ilegale në Kosovë (mall i kontrabanduar).

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM