Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj pret ish ministrat e Mbrojtjes, Komandantët e FSK-së dhe Shoqatat e Dëshmorëve, diskutojnë rreth situatës në vend

Qer 19, 2023

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në dy takime të ndara ministri Armend Mehaj ka pritur ish-ministrat e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ish-Komandantët e ushtrisë sonë dhe Shoqatat e Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalidëve të luftës.

Gjatë takimit ministri Mehaj i njoftoi për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, zhvillime këto që janë duke vazhduar në përmbushje të objektivave strategjike të cilat e bëjnë Forcën e Sigurisë së Kosovës, forcë profesionale, të trajnuar, shkolluar dhe të armatosur sipas standardeve të NATO-së.

Gjithashtu diskutuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në vend dhe më gjerë.

Angazhimit të secilit nga akterët dhe koordinimit të vazhdueshëm me partnerët strategjik të Republikës së Kosovës me qëllim zbatimin e rendit dhe ligjit, respektimit të kushtetuetshmërisë së shtetit të Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM