Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot ish-zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, zëvendësministër të Financave, Punës dhe Transfereve. Ndërkaq, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, kryeministri emëroi Ali Tafarshikun.
Kryeministri Kurti i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e ri, Dobruna dhe Tafarshiku, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.




