Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Urime Dita Olimpike 2023

Qer 19, 2023

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se si Kryeqytet i Republikës, të vetëdijshëm për rolin jetik që luajmë jo vetëm në plan komunal, por shtetëror, kemi shpalosë me krenari konceptin tonë vizionar për Qendrën Olimpike, një përpjekje madhështore kjo që do të ndërtohet në Bërnicën e Poshtme, afër Prishtinës, duke u kthye në kryeqendrën e përpjekjeve sportive të Kosovës.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se ky institucion novator do t’i përfshijë një sërë objektesh të jashtëzakonshme, ndër të cilat stadiumin olimpik, i cili do të vihet në dispozicion të ekipit tonë kombëtar dhe do të shërbejë si një margaritar sportiv për kryeqytetin. Veç tij, një pishinë olimpike, një arenë multifunksionale, e fusha tenisi të avancuara do të jenë përbërës integralë të kësaj sipërmarrjeje madhore.

Çdo ditë, sportistët tanë nga disiplina të ndryshme po vazhdojnë të kapin majat në fushën e sportit, duke na mbushë me krenari përherë e më të madhe, duke na bindë përherë e më fort se po rrugëtojmë nëpër shtegun e drejtë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM