Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se një koleksion pikturash që të kthejnë prapa në kohë, në botën e Prishtinës të vjetër për të rijetuar të kaluarën, po shfaqet në Pallatin e Rinisë në kryeqytet e aty do të qëndrojë për dhjetë ditë.
Brushat e artisitit Ramiz Krajkova risollën stadiumin ikonik të Prishtinës, shkollën Sami Frashëri, Sahat Kullën, Muzeun Kombëtar, Kinemanë Rinia dhe shumë rrugë e ndërtesa të tjera historike nga vitet ’50 dhe ’60.
Ekspozitën e 70 pikturave të shfaqura që kapin bukurinë e trashëgimisë sonë të pasur, organizuar nga Instituti Yunus Emre, e vizituan ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe ambasadori i Turqisë, Sabri Tunç Angılı, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






