Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se nesër më 21 qershor, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në Ditën Botërore të Muzikës, Opera e Kosovës organizon promovimin e monografisë kushtuar regjisorit të mirënjohur të Operave Nikolin Gurakuqi, me autore Floriana Odhise Paskali.
Në këtë ngjarje që po mbahet në kuadër të bashkëpunimeve të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri do të marrin pjesë personalitete të shquara të artit dhe kulturës. Folës do të jenë: Leonardo Voci – piktor, Edmond Doko – dirigjent, Ylber Gjini – bariton dhe Besa Luzha – përfaqësuese e këshillit të Operës së Kosovës.
Ndërsa për programin artistik do të përkujdeset kori i fëmijëve “Okarina” nën udhëheqjen e Elikona Hysaj Shala dhe korepetitor Melos Buza, me fragmente dhe koralet nga operat e njohura botërore dhe atyre shqiptare, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






