Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Fehmiu, me rastin e vdekjes së pedagogut Arsim Fehmiu.
Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku ka shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe se do ta kujtojnë gjithmonë si njeri me vlera të larta, atdhedashës e vizionar. Si themelues dhe dekan i Fakultetit të Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës, si punëtor sportiv në organizimin dhe funksionalizimin e shumë organizatave sportive në Kosovë, e po ashtu me veprimtarinë e tij si sportist e trajner, Fehmiu ka dhënë shumë, për shumë sporte, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.
E nderuar familje Fehmiu,
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, profesorit Arsim Fehmiu.
Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj.
Pedagogu Arsim Fehmiu dha kontribut të jashtëzakonshëm në sport, arsim e kulturë për 75 vite. Si themelues dhe dekan i Fakultetit të Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës, si punëtor sportiv në organizimin dhe funksionalizimin e shumë organizatave sportive në Kosovë, e po ashtu me veprimtarinë e tij si sportist e trajner ka dhënë shumë, për shumë sporte.
Do ta kujtojmë gjithmonë si njeri me vlera të larta, atdhedashës e vizionar.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit.






