Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani vlerëson lartë kontributin e UNDP-së në mbështetjen e shumë programeve dhe projekteve në Kosovë

Qer 23, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës përfaqësuesen rezidente të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, të cilën e falënderoi për angazhimin e saj përgjatë katër viteve të fundit në zbatimin e projekteve me në qendër të tyre mbështetjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Presidentja Osmani vlerësoi lartë kontributin e UNDP-së në mbështetjen e shumë programeve dhe projekteve në Kosovë, me theks të veçantë tek ato për gratë, rininë, mjedisin, ndryshimet klimatike dhe personat me nevoja të veçanta. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirëfilltë ndërmjet Zyrës së Presidentes dhe UNDP-së gjatë edicionit të kaluar të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe nismës së mbjelljes së drunjve, nisma të cilat vazhdojnë edhe këtë vit.

Suokko shprehi falënderimin e sinqertë për bashkëpunimin me Presidenten Osmani dhe zyrën e saj dhe në të njëjtën kohë e njoftoi edhe për projektet e reja që priten të fillojnë të zbatohen gjatë muajve në vazhdim në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM