Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti pret Rutte dhe Bettel: Kosova e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, me të gjithë fqinjët tanë

Kor 4, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim trilateral kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel. Ai i falënderoi për vizitën e tyre në këto kohë të rëndësishme për demokracinë, sigurinë dhe paqen për rajonin dhe kontinentin tonë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Holandës dhe Luksemburgut për lirinë dhe pavarësinë tonë. Ai theksoi se mbështetja për zhvillimin ekonomik dhe avancimin demokratik na ka ndihmuar të përmirësojmë mjedisin e biznesit, rritje mbresëlënëse ekonomike prej mesatarisht 7.35%, të rrisim kapacitetet e administratës sonë publike dhe të forcojmë sistemin e drejtësisë.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira ekonomike dhe tregtare me Holandën dhe Luksemburgun, u bisedua për përmirësimin e mëtejmë të tyre. U tha se në tri vitet e fundit, edhe pse nga një bazë e ulët, marrëdhëniet tona tregtare me Holandën janë rritur me rritje të eksporteve me 33.2%, si dhe 15% me Luksemburgun.

U veçua sektori dinamik i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Kosovë dhe eksportet e shërbimeve të TIK-ut në vitin 2022, që janë rritur për 113% krahasuar me vitin 2021. Duke pasur parasysh numrin në rritje të kompanive holandeze të TIK-ut që operojnë ose bëjnë biznes me Kosovën,

Kryeministri Kurti ftoi Kryeministrin Rutte për të planifikuar një konferencë Holandë – Kosovë për teknologji të informacionit. Si mundësi për ndërmarrësit që janë të gatshëm të investojnë në bujqësi, u theksua edhe potenciali i madh i Kosovës për investime në këtë sektor.

Kryeministri Kurti falënderoi dy kryeministrat për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, për integrimin në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave. Ai theksoi se Republika e Kosovës i përket natyrshëm Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, jo si dhuratë, por si e drejtë.

Si dy ndër shtetet themeluese të Bashkimit Evropian, roli dhe kontributi i Holandës dhe Luksemburgut në zgjerimin e Bashkimit Evropian bazuar në vlerat e përbashkëta themelore është me rëndësi parësore për vendin, rajonin dhe kontinentin tonë, tha Kryeministri Kurti.

Në lidhje me dialogun për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, u theksua se Kosova është fuqishëm e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, me të gjithë fqinjët tanë.

Kryeministri Kurti kërkoi mbështetje që Kosova të bëhet pjesë e programit të NATO-s Partneriteti për Paqe. Ai tha se forcat tona të sigurisë janë trajnuar nga perëndimi në një shtet e shoqëri me orientim perëndimor dhe se janë të gatshme të kontribuojnë për paqen dhe sigurinë globale, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM