Kryetati i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadikun kanë dorëzuar aparatura mjekësore me kosto afër 300.000 €.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se shërbimi në sektorin primar është i domosdoshëm dhe jemi duke përmirësuar kushtet në të gjitha nivelet që qytetarët të mund të marrin shërbime në sektorin primar pa pasur nevojë të shkojnë në atë sekondar apo treciar.
Kemi arritur të sigurojmë një sasi të madhe aparaturash, përfshirë 230 Stetoskopë, 200 Tensionmetra, 120 Pulksosimetra për tavolina, 5 Ultrazëra për përdorim gjeneral, Numërues hematologjik, Analizues biokimik me sistem të hapur, EKG- elektrodiagram, glikometër, Turbina stomatologjike, Otokop/Oftalmoskop, Kundërkënde stomatologjike etj.
Aparaturat e reja do të rrisin cilësinë dhe kapacitetin e shërbimeve mjekësore të cilat do të shpërndahen në QKMF në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.






