Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rexhepi në vizitë zyrtare dyditore në Bosnjë dhe Hercegovinë

Kor 4, 2023

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejta të Njeriut, Emilija Rexhepi, ka zhvilluar vizitë zyrtare dyditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, me ftesë të Grupit Parlamentar të Partisë për Veprim Demokratik (SDA) dhe me kërkesë të deputetit Shemsedin Mehmetovic.

Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministrja Rexhepi përveç takimit me Shemsedin Mehmetoviq, deputet në Parlamentin e Bosnjë dhe Hercegovinës, është pritur në takim edhe nga Dino Konaković, ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Zukan Helez, ministër i Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës, si dhe Benjamina Karić, kryetare e komunës së Sarajevës.

Tema kryesore e takimeve gjatë kësaj vizite të zëvendëskryeministres Rexhepi ishte ratifikimi i Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe njohja e dokumenteve të identifikimit, si pjesë e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor. U bisedua edhe për mundësitë e forcimit të lidhjeve kulturore dhe arsimore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, thuhet në komunikëtën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM