Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia për kontroll të autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 212 km/h.
Policia e ka gjobitur shoferin me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






