Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRU “Prishtina”: Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm

Kor 5, 2023

KRU “Prishtina” nga qytetarët kërkojnë shpenzim racional të ujit, ndërsa është duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit me theks të veqantë nëpër fshatra.

KRU “Prishtina” kërkon nga konsumatorët që uji të arrijë edhe në pikat e larta, lusim konsumatorët që jetojnë në pika të ulta të mos e keqpërdorin.

Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç ‘rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë.! Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen.

Sot kemi rritje enorme të kërkesave për ujë të pijshëm, pavarësisht që shpërndarja po bëhet në mënyrë të barabartë dhe me kapacitete maksimale trajtuese.

Në botë konstatohet se gjysma e gjithë njerëzve të planetit ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm. Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin. Ai na nevojitet për pije e higjienë, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejtë të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim.

Hapat që ndërmarrim sot, janë të një rëndësie jetike për ne dhe fëmijët tanë.

Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji!

E ardhmja varet nga disa veprime që ne i marrim sot, thuhet në komunikatën për media e KRU “Prishtina”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM