Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar vëllezërit Agron, Yll e Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë të cilët iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për idealet, lirinë e popullit dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se ata luftuan trimërisht e nuk ranë në betejat për çlirimin e atdheut, por u vranë mizorisht nga shteti serb pikërisht pas lufte.
Ekzekutimi i tyre ashtu si edhe i shumë shqiptarëve të tjerë, dhe mos kërkim falja nga shteti serb, autor i mijëra krimeve në Kosovë, tregon për një mendësi të pandryshuar të shtetit gjenocidal, që fajëson viktimat e le të lirë kriminelët.
Drejtësia duhet vendosur, sepse të vrarët nuk harrohen!






