Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se kanë filluar punimet në vazhdimin e ndërtimit të Rrugës “B”, rrugë e re, e sigurt dhe funksionale.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se kanë filluar punimet në vazhdimin e ndërtimit të Rrugës “B” në pjesën e poshtme të saj në kryeqytet, e gjatë 390 metra dhe do të bëjë lidhjen e Rrugës “Jim Xhema” deri të rrethi i Rrugës “B”.
Ky projekt përmban: rrugën, ujësjellësin, kanalizimin fekal, kanalizimin atmosferik, ndriçimin dhe sinjalizimin.






