Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi vizitë zyrtare në Portugali, pritet në takim nga ministrja e kohezionit territorial, Abrunhosa

Kor 11, 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, po qëndron në vizitë zyrtare në Portugali, për të takur personalitete shtetërore në Lisbonë.

Vizitën zyrtare, ministri Krasniqi e ka filluar duke u pritur në takim nga ministrja e Kohezionit Territorial të Protugalisë, Ana Abrunhosa.

Ministri Krasniqi ka filluar këtë takim duke falënderuar ministren Abrunhosa për pritjen dhe bashkëpunimin për realizimin e vizitës së stafit të MAPL-së të cilët do të realizojnë një vizitë studimore në Portugali në kuadër të programeve transnacionale.

Në anën tjetër, ministrja Abrunhosa ka falënderuar ministrin Krasniqi për vizitën dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Temat kyçe të këtij takimi ishin, transformimi nga Komunat urbane në ato të gjelbëra, zhvillimi ekonomik lokal, kohezioni social dhe bashkëpunimi në iniciativat transnacionale.

Po ashtu, ministri Krasniqi, e ka ftuar ministren Abrunhosa në konferencën ‘City to City Diplomacy’ e cila do të organizohet në bashkëpunim me MPJD-në, dhe e cila synon të bashkojmë Komunat nga vende të ndryshe në një konferencë e cila organizohet për herën e parë në këtë format.

Në fund të takimit, dy ministrat janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, thuhet në komunikatën për media e MAPL-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM