Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Maratona “3×3″ mbledh në Kosovë 160 sportistë nga 18 shtete

Kor 11, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në amfiteatrin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë filluan garat ndërkombëtare të basketbollit FIBA U23 3×3 Nations League që do të zgjasin deri më 12 korrik.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare morën pjesë zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, dhe Kryetari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, të cilët theksuan rëndësinë e këtij eventi për zhvillimin e basketbollit.

Gjatë kësaj jave do të zhvillohen edhe garat në kategoritë 3×3 Womens Series (14-15 korrik) dhe 3×3 Prishtina Challenger (15-16 korrik).

Ju ftojmë të na bashkoheni për të ndjekur ndeshjet dhe për të shijuar atmosferën e krijuar nga ekipet e 18 vendeve pjesëmarrëse, duke përfshirë edhe përfaqësuesit tanë të Kosovës.

Garat e organizuara nga Federata e Basketbollit të Kosovës kanë përkrahje të plotë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM